CIA: Ja si e kanë marrë serbët arin në Osllomej të Kërçovës (DOKUMENT)

CIA ka publikuar me miliona dokumente të klasifikuara që shkruajnë informacione sekrete për të gjithë shtetet e botës dhe një ndër ta është edhe ish-Jugosllavia.

Vetëm pak ditë më parë, në këto dokumente shkruhej për planet e Rusisë, në kohën e dobësisë federale të Jugosllavisë, për të krijuar një shtet maqedono-shqiptar në Ballkan, që pastaj do të bashkohej me Shqipërinë.

Dokument për "Brigadën e 125 të këmbësorëve në Kërçovë" ku në mes tjerash flitet për një vend në veri të Kërçovës ku një brigadë serbe kishte kontrolluar qytetin dhe kishte një vend ku dyshohej të ketë ar dhe metale të çmuara.

"Brigada e 125" ishte e udhëhequr nga koloneli sllav Ljubomir Naprta që vinte nga Beogradi dhe ka pasur si detyrë kontrollimin e një vendi të pasur me metale me vlerë. Bëhet fjalë për një grup transmeton "Telegraf".

Ky grup ka qenë i armatosur deri në dhëmbë, për atë kohë me shumë armë të reja dhe ka qenë e udhëhequr nga qendra në Manastir e cila kishte të gjithë logjistikën e nevojshme për të luftuar me javë nëse do të kishte nevojë, për të mbrojtur vendin që ruanin.

Bëhet fjalë për 100 milion tonë minerale të çmuara që atëherë janë gjetur në minierën e Osllomejt në Kërçovë.

Sipas një dokumenti tjetër, raportohet për një lajm të gazetës kroate "Vjesnik" me titull "Janë zbuluar pasuri natyrore;
zgjerohet plani për kërkim", ku shkruhej se trekëndëshi Zletovë, Kratovë dhe Kërçovë ka qenë një pikë e rëndësishme për shtetet e ish-Jugosllavisë.

Për këtë, deri në vitin 1959 ky vend është siguruar nga policia dhe ushtria serbe. /albeu.com/

Shtuar më 23/01/2017, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori