Zbulohet tuneli sekret që lidh tualetin e zyrës së Tahirit me daljen nga ministria
Saimir Tahiri miratoi rikonstruksionin e godinës së Ministrisë së Brendshme gjatë drejtimit të saj, por duket se ka bërë edhe ndryshime në planimetri, me të cilat është përballur pasuesi i tij aty, Fatmir Xhafaj.

Mësohet se ndryshimi i bërë në planimetrinë e godinës lidhet me hapjen e një kalimi nga tualeti i zyrës së Tahirit për tek tunelet e godinës së ministrisë.

Nuk dihet qëllimi i këtij ndryshimi nëse ka të bëje me ndonjë derë sekrete për të hyrë në godinë apo për të dalë në raste rreziku. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2017, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori