Zbulohet “truri” i raketave të frikshme të Kim Jong-ut që po çojnë botën drejt luftës

E gjithë bota është në tension në lidhje me zhvillimet e fundit në Korenë e Veriut ku udhëheqësi Kim Jong po prodhon armë bërthamore, të cilat mund të çojnë botën drejt një lufte të tretë botërore.

Po kush është “koka” përgjegjëse për këto armë bërthamore.

Ai quhet Kim Jong-sik, dhe mendohet të jetë në moshën 50 vjeçare. Në mediat e huaja shkruhet se ka shndërruar arsenalin e Koresë së Veriut nga raketat e çastit në ICBM-të me armë bërthamore (raketat balistike ndërkontinentale).

Eksperti teknik i cili ishte "i zhveshur nga errësira" e impresionoi liderin Kim Jong-un pasi ai ndihmoi të lansojë një satelit në hapësirë dhe është rritur përmes rangjeve për t'u bërë një figurë e lartë në industrinë e municioneve të vendit.

Tani ai mban emrin më të lartë të Koresë së Veriut, Urdhrin e Kim Jong-il, në shpërblim për zhvillimin e armëve të përdorura për të kërcënuar fqinjët e saj në Jug dhe SHBA. /albeu.com/



Shtuar më 07/09/2017, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori