Zbulohet tradhtia e Princeshës së Dubait me truprojën: E paguante 1.2 mln paund (FOTO LAJM)

Gruaja e sundimtarit të Dubait i ka dhënë truprojës britanike, njëkohësisht edhe të dashurit të saj, 1.2 milion paund që të mos fliste për lidhjen e tyre, shkruan “Daily Mail”.

Raportohet se gjatë lidhjes së tyre 2-vjeçare ajo e ka mbajtur atë me dhurata luksoze.

Gruaja e gjashtë dhe më e re e miliarderit Sheik Mohammed Al Maktoum, Princesha Haya, e shpërbleu truprojën britanik, me kushtin që ai ta shoqëronte kudo që shkonte.

Gjatë seancës në Gjykatën e Lartë kundër burrit të saj në Londër, tradhtia e saj u bë çështje.

Në gjyq, ajo fitoi kujdestarinë e dy fëmijëve që ka me sheikun.
Shtuar më 22/11/2020, ora 23:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori