Zbulohet si e mori emrin filmi “The Fast and the Furious” (VIDEO)
Përpara se filmi "The Fast and the Furious" të bëhej një produksion që do të fitonte gati 4 miliardë dollarë të ardhura në të gjithë botën producenti Neal Moritz luftoi shumë për emrin e tij.

U përfoll për tituj si "Racer X", "Rruga Wars," dhe "Redline", përpara se Moritz të kujtohej për një film të kategorisë B të vitit 1955 me producent Roger Cormanin.

Ai ka rrëfyer se si ka ndodhur marrëveshja për shfrytëzimin e titullit të atij filmi.

Corman në një intervistë për Bussiness Insider ka treguar se si producenti Moritz u fut në zyrën e tij për t'i kërkuar titullin.

"Në fakt ai më tha se edhe nëse unë i padisja me shumë gjasa do të humbja dhe do të bëhej një rrëmujë e madhe".

"Ndërsa unë pranova shumën e vogël të parave që më ofruan dhe e shita titullin e filmit"-tha ai.

Natyrisht, se në marrëveshje ishin plotësuar edhe disa kërkesa të vogla të producentit./albeu.com/

Shtuar më 17/04/2017, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori