Zbulohet shkaku i sherrit mes aktorëve: Nisi në Instagram e dolën mes Tiranës për t'u sqaruar

Janë zbuluar detaje te reja nga sherri i bujshëm mes aktorëve shqiptarë, Ledio Lako dhe Gentian Hazizi.

Mësohet se shkaku i sherrit të bujshëm mes aktorëve të njohur të humorit shqiptar, Ledio Lako dhe Gentian Hazizi nis me disa komente në rrjetet sociale, dhe se vendosën të takoheshin për t'u sqaruar.

Por si duket sherri ka denigruar me grushte e shpulla mes aktorëve të njohur.

Në takimin sqarues ka qenë edhe shoku i Gentian Hazizit, Elton Myftiu, i cili ka qenë dhe shkaku i përplasjes mes aktorëve.

Kjo për faktin se, teksa dy aktorët kanë qenë duke u sqaruar për keqkuptimet, Myftiu ka ndërhyrë dhe ka sharë Ledion.

Ky i fundit i është përgjigjur me grusht, ndërsa ka ndërhyrë menjëherë Genti për t’i ndarë, por në sherr e sipër Lako ka goditur edhe humoristin.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin "Gjergj Fishta", ndërsa sipas policisë aktori Ledio Lako ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2020, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori