Zbulohet pylli ku po “zhduken” turistët në Himarë (FOTO LAJM)

Është zbuluar pylli misterioz ku “zhdukenturistët në plazhet e jugut.

Në fakt është më mirë të thuash se ai ka qenë pylli më i frekuentuar gjatë kësaj vere, veçanërisht nga turistët e huaj.

Për habinë e të gjithëve, pylli ndodhet fare pranë Himarës. Pikërisht në zonën mes plazhit të Livadhit, dhe pjesës perëndimore të këtij qyteti.

Gjatë kësaj vere grupe të pafund turistësh kanë frekuentuar këtë pyll.
Shtegu për të frekuentuar pyllin u hap sivjet dhe që të arrish atje duhet të përshkosh një shteg të ngushtë.

Pas pak “mundimesh” arrin në një panoramë që të kënaq shpirtin. Dhe, pra, ky është shkaku, pse ky pyll ekzotik frekuentohet nga turistët. Aty të duket vetja sikur je në Karaibe.
Shtuar më 01/08/2017, ora 18:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori