Zbulohet lidhja sekrete e Cheryl Fernandez-Versini (FOTO LAJM)

Këngëtarja Cheryl Fernandez-Versini po përjeton një lidhje dashurie me këngëtarin e "One Direction", Liam Payne. 22-vjeçari Payne mësohet t’u ketë thënë miqve të tij se është “marrëzisht i dashuruar” me 32-vjeçaren.

Sipas miqve të tij, ata i kanë marrë gjërat shumë seriozisht, ndonëse lidhja e tyre ka filluar vetëm në muajin dhjetor.

Lajmin e ka përcjellë “The Sun”, ndërsa kjo romancë për këngëtaren vjen në një kohë që pret të divorcohet nga bashkëshorti i saj, francezi Jean-Bernard. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2016, ora 13:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori