Zbulohet gjalpi 2000 vjeçar në Irlandë (FOTO LAJM)

Fermeri irlandez, Jack Conway bëri një zbulim të mahnitshëm në afërsi të banesës së tij. Ai ka zbuluar gjalpë të gruposur si të ishte një thesar.

Rreth 3 metra nën sipërfaqe, Conaway gjeti rreth 10 kilogramë gjalpë që vlerësohet të jetë të paktën 2 000 vjeçar. Akoma më i çuditshëm është fakti se zbulime të tilla nuk janë të pazakonta. Qindra topa gjalpi moçali mijëra vjeçarë janë gjetur në Irlandë dhe Skoci.

Sipas historianëve, gjalpi në mesjetë ishte një produkt luksoz që përdorej për të paguar taksat apo qiratë. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2016, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori