Zbulohet e dashura sekrete e Ledri Vulës (FOTO LAJM)

Prej disa kohësh po përflitet për një lidhje romantike të reperit të njohur, Ledri Vula, me një vajzë të quajtur Sara.

Kjo e fundit deri tani mbante një profil privat në rrjetet sociale dhe të vetmet fotoSarës që qarkullonin online, ishin kur çifti ishte kapur mat nga paparacët.

Tashmë Sara Hoxha e cila nuk i përket botës së televizionit, ka vendosur që ta bëj publik llogarinë në “Instagram”. Lidhja e tyre besohet se ka nisur në vitin 2017, pasi në një foto të dhjetorit të atij viti, Sara ka shkruar inicialin e partnerit të saj, L.

Dhe nga publikimet e saj në këtë rrjet social, vihen re gjëra mjaft interesante duke filluar nga koha në të cilën përflitet se është lidhur me Ledrin, e deri të shoqëria e tyre e përbashkët.

Sara duket se i ka qejf udhëtimet dhe nga postimet kuptojmë se ka vizituar vende të ndryshme si Arabia Saudite, Italia, Nju Jork dhe disa destinacione të përbashkëta me reperin si për shembull, Mykonos, shkruan panorama. Ndërkohë në fotot e Sarës nuk mungojnë komentet dhe fjalët e bukura nga shoqëria e Ledrit, si Kida, Dhurata Dora apo Ariana Fejzullahu, të cilët janë tashmë edhe shoqëria e Sarës.

Madje mbrëmjen e djeshme, ky grup ka festuar së bashku ditëlindjen e Arianës, ku nuk munguan fotot dhe videot nga festa e madhe.
Shtuar më 15/04/2019, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori