Pse nuk kishte një përfaqësues të opozitës në Bruksel? Si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës së Parë Ndërqeveritare ku u hapën negociatat me BE.

Rama u pyet se pse nuk kishte një përfaqësi të opozitës në tryezën e përbashkët për çeljen e negociatave.

“Formati është përcaktuar nga Komisioni për gjithë trupën që do të përfaqësonte Shqipërinë në tryezë. Mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo më shumë se një nga ana e opozitës. Kemi një problem se ne nuk dimë se kush është kush, në anën e opozitës”, tha kryeministri./albeu.com


Shtuar 19.07.2022 13:25