Zbulohet e dashura brune e Olsi Bylykut (FOTO LAJM)

foto ilustruese
Këtë vit feston 21-vjetorin dhe brenda një kohe të shkurtër ish-aktori i “Portokallisë” u shndërrua në një showman të vërtetë. Në pak vite fama e tij arriti majat, duke kaluar nga skena e humorit te skena e festivalit “Kënga Magjike”, nga studioja televizive te skenat e klipeve me Lorenc Hasramën e Eni Koçin.

Vendimin për të kaluar në “Klan” e mori bashkë me Erion Isain e Bes Kallakun, pas një propozimi që iu bë nga Ardit Gjebrea. Në programin e “E diela shqiptare”, tre djemtë e humorit kanë rubrikën e tyre “Be Caffe”, ku një nga situatat më të ndjekura është përballja e Olsit në rolin e beqarit me Besin në rolin e të martuarit.

Olsi rendit të gjitha të mirat e jetës pa grua, ndërkohë që nuk lë pa përmendur edhe rastet kur del për njohje të reja. Por duket se në jetën reale, ai nuk është aspak “single”.

Paparazzi e ka fotografuar disa herë me të dashurën e tij, një vajzë simpatike e panjohur në publik rreth të 20-ave. Edhe pse ai është i rrethuar nga vajzat e televizionit, që bien në sy për ndërhyrjet e shumta estetike, për partneret e tij Olsi ka shije shumë tradicionale.

Siç shihet nga fotot, ai ka zgjedhur të ketë në krah një vajzë shumë të thjeshtë dhe larg imazhit të sofistikuar që nuk i dallon vajzat sot nga njëra-tjetra. Ajo duket e thjeshtë dhe shumë sportive, po njëkohësisht mjaft fine dhe seksuale. Ashtu si te premiera e filmit “Dy gisht mjaltë”, Olsi kujdesej që ta mbante për dore të dashurën, duke mos lënë vend për hamendësime, pra, duke u vetëdeklaruar tashmë si i lidhur.

Edhe pse famën e provoi shumë i ri, duket se në çështjet e ndjenjave Olsi është stabël dhe serioz, përshtypje që e ka dhënë edhe në tekstin e këngës “Si të flas”, vargjet e ndjera të së cilës i ka shkruar vetë. Aktori që dukej se luante vetveten ne “Portokalli” me rolin e adoleshentit problematik, që e kishte lidhur jetën me idhujt e tij në muzikë, nuk vonoi shumë dhe i hyri muzikës hiphop, duke i konkurruar ata që i përmendte në show çdo të diel.

Në vitin 2017 me rap-in e tij, ai shfaqi talentin me tekstet plot humor, ku trajtonte edhe tema të mprehta të aktualitetit. Ishte korriku i 2017-s, kur ai shkroi tekstin e kënngës “Kisha menu” për Lorenc Hasramën. Në mars 2018">2018, Olsi publikoi videoklipin “Kush Jam”, ndërsa në qershor 2018">2018 u shfaq në duet me Petro Xhorin në videoklipin “1 Gotë Dashni”.

Në tetor 2018">2018, mori pjesë në “Kënga Magjike 2018">2018” me këngën “Si të flas”, në bashkëpunim me Lorenc Hasramën, duet që u pasua nga klipi “Opium” me muzikë të Gent Myftaraj. Në mars të këtij viti, ai u shfaq në një klip me Eni Koçin me titull “Afër teje”, ku ra në sy me skenat e forta të humorit.

Që të dy kanë publikuar foto apo video nga prapaskenat e xhirimeve, ku shfaqen si një çift që i punon rrengje njëri-tjetrit. Ndërkohë, në një moment, aktori i humorit shihej madje i mbuluar vetëm me një peshqir, teksa dilte në korridorin e një hoteli, pasi Eni e nxori jashtë dhome. Videoklipi i këngës “Afër teje” ishte i mbushur me skena komike, të gjitha nën mbikëqyrjen e partnerit të Enit, Genc Prelvukaj. Para pak kohësh, Olsi u shfaq çift në një projekt me ishlojtaren e “Big Brother”, Xheni Mhillaj.
Shtuar më 30/03/2019, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori