Elon Musk bleu Twitter-in, aktorja e famshme merr vendimin që nuk pritej

Jameela Jamil njoftoi se do të largohej nga Twitter pasi Elon Musk bleu kompaninë për 44 miliardë dollarë. Si rezultat, Twitter tani do të jetë një kompani private. Por pavarësisht se CEO i Tesla-s u bëri thirrje “kritikëve” që të qëndrojnë në Twitter, duket sikur disa yje po çaktivizojnë llogaritë e tyre përgjithmonë.

Ylli i “The Good Place”, Jamil është mes tyre, pasi tha se po largohet nga platforma për faktin se si do të ndryshojë mjedisi pasi Musk të marrë drejtimin.”Ah, ai mori Twitter,” shkroi ajo krahas fotove me qenin. “Do doja që kjo të ishte ajo që qëndron këtu si tweet-i im i fundit. Vetëm një justifikim për të treguar fotot e Baroldit.”

“Kam frikë se kjo ofertë e fjalës së lirë do ta ndihmojë këtë platformë ferri të arrijë formën e saj përfundimtare të urrejtjes, fanatizmit dhe mizogjinisë krejtësisht të paligjshme. Suksese”, përfundoi ajo. Jamil kishte lënë të kuptohet më parë për planet e saj për të ndaluar përdorimin e rrjetit social nëse blerja e Musk kishte sukses.

Të hënën, ajo shkroi: “Një gjë e mirë në lidhje me blerjen e Twitter nga Elon është se unë përfundimisht do të largohem dhe do të ndaloj së qeni një kërcënim i plotë për shoqërinë këtu. Pra, është vërtet fitore për të gjithë ju.”