EMRI/ E rëndë në Fier, makina përplas për vdekje të moshuarin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbëmjen e sotme në Fier.

Një mjet ka përplasur pë vdekje një kalimtar të moshuar.

Mësohet se viktima është Nazer Mehmetaj, 84 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Buzëmadh, automjeti tip “Opel” që drejtohej nga shtetasi O. P., ka aksidentuar shtetasin N. M., 84 vjeç (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Shtuar 18.08.2023 23:03