Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka ankimuar sot vendimin për kontrollin e banesave të ish-gruas dhe partneres së tij.
Ahmetaj pretendon se kontrolli në banesa ishte i paligjshëm. Ai kërkon nga Apeli i GJKKO shpalljen i pakushtetueshëm dhe i paligjshëm të vendimit të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë.
Kujtojmë se Byroja Kombtare e hetimit dhe policia zbarkuan mbrëmjen e 9 marsit në banesën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në Lalz.
Vilës e cila ëhstë në emër të partneres së ish-zv.kryeministrit i është vënë shiriti, ndërkohë që janë ushtruar kontrolle dhe në banesën e ish-bashkëshortes së Ahmetajt.
Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asgjë e paligjshme. Ndërsa në shtëpinë e partneres deri tani është gjetur një shumë parash prej 30 mijë eurosh./albeu.com/