Risi, zbulohet anëtari i katërt i jurisë së Këngës Magjike! (FOTO LAJM)

Armend Rexhepagiqi, Arben Skënderi dhe Jonida Maliqi do të jenë 3 prej emrave që do të vendosin fatin e artistëve të rinj që shkelin për herë të parë në festival, kategorisë “Best Neë Artist” dhe do të kenë fjalën e tyre në votimin final që do të sjellë dhe fituesin e festivalit.

Nuk ka kaluar shumë qw Indeksonline tw zbulojw emrin e katwrt tw antarit tw jurisw.

Ajo është një prej bashkëpuntoreve të hershme të Ardit Gjebreas në “E Diela Shqiptare”, skenariste e shumë edicioneve të “Këngës Magjike” dhe njëkohësisht, producente e një prej prodhimeve hit të momentit, Hostel by Anabel (përfshirë këtu edhe #Loves#Like#Tirana).

Bëhet fjalë për Dalina Buzin, e cila këtë edicion të festivalit do të jetë pjesë e jurisë, për të dhënë verdiktin e saj për artistët e rinj dhe të vjetrit.

Kjo është hera e parë që Dalina vihen në një pozicion të tillë, në një format si Kënga Magjike, por eksperienca dhe përgatitja e producentes me siguri do të bëjë të mundur që Buzi të jetë një vlerë e shtuar e këtij festivali.

Akoma nuk është zbuluar nëse festivali këtë vit do të ketë 4 apo 5 antarë jurie, por deri në vjeshtë, kur nis dhe Kënga Magjike, kemi kohë për të zbuluar.
Shtuar më 14/07/2019, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori