Do e njihnit? Arbana Osmani ndan fotot e rralla nga ekrani të 20 viteve më parë (FOTO LAJM)

Duke shfletuar fotot e vjetra, Arbana Osmani është kthyer pas në kohë, aty kur nisi gjithë rrugëtimin e saj mediatik. Moderatorja ka publikuar kujtime të ndryshme me bashkëpunëtorët e parë që ka punuar, mes tyre, Bojken Lako, Alban Dudushi, Ledion Liço, Adi Krasat, Albana Osmani e Rudina Xhunga.

“20 vite me shumë punë, pasion, miqësi dhe kujtime të bukura, 20 vite Top Channel”, ka shkruar ajo krah fotove që kanë ngjallur shumë nostalgji e kanë kthyer pas shumë kujtime për të gjithë ndjekësit.


Shtuar 21.12.2021 12:58