Zbrazet Florida, banorët largohen për t’i shpëtuar “Irmës” (FOTO LAJM)

Qyteti i Miami në Florida të SHBA-ve gjendet në pozitën më të keqe të mundshme, pasi uragani Irma që erdhi nga Oqeani Atlantik dhe kaloi nëpër ishujt Karaibe po i afrohet tokës amerikane.

Sipas autoriteteve amerikane, stuhia që ka marrë jetën e 18 personave në Karaibe, do ta godasë Floridan gjatë kësaj fundjave, duke bërë që shteti të lëshojë urdhër për evakuim të detyrueshëm të banorëve, para ditës së shtunë.

Konsumatorët në Florida kanë vërshuar dyqanet për të blerë gjërat e nevojshme për ta përballuar sa më lehtë këtë uragan, i cili llogaritet si më i madhi ndonjëherë që është regjistruar në Oqeanin Atlantik, transmeton gazetametro.

Përveç Floridas, edhe shteti i Georgias është në pozitë të pafavorshme. Irma, që është stuhia e dytë e madhe që do ta godasë SHBA-të, pas uraganit Harvey, ka shkatërruar 90 për qind të ndërtesave në ishujt Karaibe. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2017, ora 19:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori