“Djalli nuk është aq i zi sa duket”, Rama publikon pjesë nga podcasti me gazetaren britanike: Mund të thonë të bëri magji!

Podcasti i radhës i kryeministrit, Edi Rama, do të jetë me një ndër kritikët e tij më të mëdhenj, gazetaren britanike, Alice Taylor, e cila ka shkruar artikuj kritikues ndaj qeverisë Rama.

Në tarilerin e publikuar nga Rama në Facebook, gazetarja britanike thotë se pranoi që të përballej në interviste me kryeministrin pasi i pëlqeu fakti se ai donte të përballej me shkrimet kritike të saj ndaj tij.

Sakaq nuk mungojnë as sarkazmat dhe ironitë e kryeministrit, i cili i thotë gazetares se tani që ajo pranoi të shkonte te podcasti kryeministrit njerëzit do të mendojnë se ajo u korruptua nga djalli.

Podcasti e plotë do të mund ta shihni të shtunën më 15 prill.

Javën e kaluar kryeministri zhvilloi podcastin e tij të parë me kampionët e sportit, Luiza Gega, Briken Calja, Erland Qerimaj, Alban Beqiri, Majalinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilët morën edhe gradën kolonel.

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Ti e bërë këtë hap erdhe këtu, takove djallin a e mendon tani edhe më shumë që mund të thonë te bleu të korruptoi të bëri për vete të bëri magji, nuk është më e jona!

Taylor: Isha kureshtare nga ftesa juaj më pëlqeu fakti që deshët të përballeshit me disa nga gjërat kritike që kisha shkruar dhe do të ishte budallallëk të të thoja jo.

Rama: Sa vite tu bënë këtu?

Taylor: 5 vite e gjysmë

Rama: Erdhët këtu vetëm për pak ditë dhe vijoni akoma…

Taylor: Është pushimi më i gjatë tre ditor… 5 vite e gjysmë! Ka patur jashtë mase ndryshime, disa prej tyre janë të mira, disa prej tyre… Shkruaj sepse kam një ndjenjë të fortë të drejtësisë sociale në qoftë se shikoj diçka që më mërzit thellësisht! Dua të rris vajzën time këtu, dua të plakem këtu.

Rama: E keni dashur ndonjëherë Anglinë?

Taylor: Jo… Nëse mendon për Anglinë mendoj ngjyrën gri, Kur mendoj për Shqipërinë mendoj të kuqen, të gjelbrën blunë!

/albeu.com/