Zbardhet dokumenti, komisionerja e vettingut kallëzohet në SPAK (FOTO LAJM)

Ditwn e sotme është depozituar një tjetër kallëzim në SPAK për një komisionere të KPK.

Alma Fasko është kallëzuar si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Fallsifikimit të Dokumentave" parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Kallëzuesja një ish-gjyqtare ka kërkuar njëkohësisht dhe pezullimin e Alma Faskos nga detyra si Komisionere nga KPK.

Sic edhe kemi shkruar më parë kjo anëtare e KPK sipas shkresës nr. 2056/1 prot dt. 07.05.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor rezulton të jetë shkarkuar nga KLD me vendimin nr.08.dt. 23.08.1996. Ajo është ish-Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë zj. Alma Vokopola(Faskaj).

Referuar kësaj shkrese është bërë dhe kallëzimi për këtë komisionere të vettingut. Duket se rrethanat e emërimit të saj në detyre me këtë masë të rëndë disiplinore janë bërë shkak dhe i dyshimeve të forta që kjo shteatse jo vetëm e ka marrë në kundërshtim me ligjin dhe kriteret e parashikuara në kushtetutë këtë detyrë, por dhe ka paraqitur rrethana të pasakta duke fshehur këtë fakt.

Masa e shkarkimit nga detyra nuk shuhet dhe nuk fshihet.(neni 150 i ligjit nr.96/2016 “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”).

Pra, kallëzimi i bërë sot për këtë shtetase me funksion komisionere pranë KPK sjell dhe njëherë në vëmendje të publikut mënyrën se si janë zbatuar kriteret e parashikuara në Kushtetutë e ligj për emërimet në organet e reja të drejtësisë.

Tani fjalën e ka SPAKU, të na informojë në lidhje me ecurinë e hetimeve të këtij kallëzimi. E presim me padurim të inagurojë dhe logon e re SPAKU me njoftimin se si do jetë fati i këtij kallëzimi.
Shtuar më 01/06/2020, ora 19:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori