Zayn Malik rikthim pranë fansave (FOTO LAJM)

Zayn Malik nuk mund të qëndrojë pa fansat e tij, e ndërsa ka shfrytëzuar sërish rrjetet sociale për të rikujtuar se ai është rikthyer.

Një muaj pas ndarjes nga grupi “One Direction”, Zayn Malik ka përcjellë një mesazh të fortë për të gjithë ata që e kanë mbështetur. Në një postim në Twitter, ish–pjesëtari i grupit britanik, ka shprehur mirënjohje për të gjithë fansat.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë gjatë këtyre javëve, ju dua të gjithëve, ju e dini kush jeni”, shkruan në postimin e tij, Malik.

Këngëtari jo vetëm ka filluar të merret me projektet e tij muzikore, por zërat thonë se ai po merret dhe me pregatitjet e dasmës. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2015, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori