Zajmina Vasjari rikthehet në treg pas katër vitesh, publikon pamje nga klipi (FOTO LAJM)
View this post on Instagram

Vetes Premier 15/08/2020 Ora 17:00

A post shared by ᴢᴀɪᴍɪɴᴀ ᴠᴀsᴊᴀʀɪ (@zaimina_vasjari) on

Zaimina Vasjari edhe pse prej kohësh i është përkushtuar familjes dhe biznesit, por megjithatë ka vendosur të rikthehet dhe të na surprizojë me një këngë.

Videoklipi i fundit i saj ka qenë “Me u kthy”, i cili daton 4 vite më parë.

Zaimina ka publikuar disa pamje nga klipi ku duket çdo gjë e kuruar në detaje, ndersa shkruan: “Më kishte munguar, pas 4 viteve…”

Që nga fustani i verdhë satin e deri te kostumi i zi i lëkurës, ajo është kthyer në “elementin” e saj. Kënga titullohet “Vetes” dhe do të publikohet të shtunën, më 15 gusht. Na mbetet vetëm të presim!
Shtuar më 12/08/2020, ora 22:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori