Zaimina Vasjari zbulon prapaskenat e “Miss Shqipëria 2002” (FOTO LAJM)

Zaimina Vasjari është një ndër femrat më të bukura dhe joshëse në Shqipëri.

Kjo gjë u vërtetua dhe në vitin 2002">2002 kur ajo u zgjodh "Miss Shqipëria 2002">2002".

Mbrëmjen e sotme pritet që të organizohet kompeticioni “Miss Shqipëria 2018”, i cili mbush plot 20- vite.

Për të festuar këtë vit jubilar, mbrëmjen e djeshme është organizuar një natë paraprake “Miss Shqipëria 20 vjet”, ku janë ftuar miset shqiptare që kanë fituar ndër vite për të rrëfyer eksperiencat e tyre.

Një ndër to ka qënë edhe Zaimina. Zamina tha se pavarësisht se “Miss Shqipëria” shikohej si një ndër kompeticionet më të rëndësishme, përsëri ai kishte shumë mungesa dhe mangësi.

Këngëtarja simpatike zbuloi se në atë kohë vajzat konkurruese nuk kishin parukier personal, po rregulloheshin me sa mundësi të kishin.

“Në atë kohë nuk kam qenë e pjekur sa duhet për të kuptuar shumë gjëra, megjithatë mora eksperiencë të vlefshme.

Edhe pse vetë jam e diplomuar për arkitekturë dhe për momentin punoj në biznesin e bashkëshortit tim, pasioni për ekranin qëndron akoma me mua”, tha Zaimina. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2018, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori