Benzema tregon se si u përpoq të kopjonte stilin e Ronaldos

Karim Benzema u ndikua shumë nga Ronaldo në ditët e para të karrierës së tij si sulmues.

“Kur pashë se çfarë bënte, u përpoqa të përqendrohesha në lëvizjet e tij: driblim, pasim, trajtimi i topit nga ana e tij, analizova gjithçka rreth tij”, tha Benzema në një intervistë me Onze Mondial.

“Dua të fitoj më shumë tituj, më shumë Champions League. Dhe me ekipin kombëtar, Kupën e Botës. Kjo është gjithçka që ëndërroj”, tha Benzema. /albeu.com/