Zerka i lidhur me bjonden seksi? Veprim i modeles shtoi dhe më shumë dyshimet (FOTO LAJM)

Prej disa ditësh, Young Zerka po përflitet për një lidhje të re me një bjonde bukuroshe, me të cilën u fotografua disa javë më parë në bregdetin e jugut.

Ata shfaqeshin shumë pranë njëri-tjetrit në pishinë teksa bisedonin, ndërsa më pas dyshja u fotografua edhe në vendlindjen e Zerkës, në Korçë, duke ngritur dyshimet se gjërat mes tyre janë bërë serioze.

Madje, veprimi i fundit i modeles bjonde, të quajtur Joana Alimema, na ka bërë të besojmë edhe më shumë se ata janë bashkë.

Ajo ka publikuar në InstaStory projektin e ri që Young Zerka do të sjellë së shpejti në bashkëpunim me Eri Dee, siç mund ta shihni në foton e ruajtur nga “Inlife.al”.

Joana ka etiketuar Zerkën dhe kolegun e tij në postim, duke na i shtuar akoma më shumë dyshimet për lidhjen e tyre.

Megjithatë, pavarësisht lajmeve të shumta, askush prej të dyve nuk ka deklaruar ende asgjë lidhur me këtë situatë.
Shtuar më 08/10/2019, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori