Ylli me gjashtë cepa dhe dy kurthet e Veliajt ndaj gazetarëve (VIDEO)
Pëlqej
Erion Veliaj priste një debat të fortë gjatë mbrëmjes së djeshme në "Opinion" në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave përreth tij.

Nisur nga kjo pritshmëri, ai u përgatit mirë duke marrë me vete leje ndërtimi të dhëna për pronarët e mediave ku punonin gazetarët që kishte përballë për t'i hedhur në qarkullim në momentin që do të kapej keq; batuta me kulla si edhe dy element të tjerë në për të futur median në kurth që të merreshin me to dhe jo me thelbin, shkruan Albeu.com.

Në njërin prej tyre, Veliaj ia arriti, por në tjetrin jo.

Veliaj ia arriti të fuste në kurth median mbrëmë me fjalën "shpirti" ndaj gazetares Liperi dhe për solidarizim me kolegen mjaft gazetarë iu sulen atij për këtë qasje jo etike ndaj drejtueses së revistës "Monitor".

Duke u marrë më sulmin ndaj Liperit, gazetarët harruan thelbin e debatit: Do ngrihen apo jo kulla tek Teatri Kombëtar?

Kurthi i dytë ishte ai i ylli me gjashtë cepa në xhaketën e tij.

Veliaj e di se në publik ka një perceptim për afërsinë e tij me Soroin dhe përmes yllit me gjashtë cepa në xhaketë tentoi të devijojë sërish diskutimin nga thelbi tek detajet, por gjatë mbrëmjes së djeshme kjo nuk ndodhi dhe mediat nuk ranë në kurth.

Debati mbrëmë ishte i fortë, por jo aq sa për të nxjerrë në pah thelbin e çështjes dhe duhet thënë se me kanalizimin e diskutimit në një aspekt personal me gazetarët dhe jo mbi çështjen për të cilën ishin mbledhur e bëri Veliajn që të dilte me më pak kosto nga sa kishte menduar se do të merrte. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2018, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori