Ndërroi mendje, Messi humb mbeshtetjen

Gjithë ‘trazirat’ e shkaktuar në dhjetë ditët e fundit nga Lionel Messi, me dëshirën për t’u larguar nga Barcelona, kanë bërë që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë të humbet mbështetjen.

Vendimi i Messit për të vazhduar në Barcelonë nuk i ka pëlqyer shumë publikut.

Në një sondazh online të ‘AS’, ku morën pjesë rreth 26 mijë persona, 61.62 për qind janë përgjigjur me “JO” në pyetjen nëse jeni dakord që Messi të vazhdojë te Barcelona.

Vetëm 38.38 për qind kanë mbështetur vendimin e Messit për të qëndruar te Barcelona.

Numrat tregojnë humbjen e mbështetjes në numrin 10 të Barcelonës.

Telenovela e Messit dhe Barcelonës përfundoi ditën e premte, me argjentinasin që konfirmoi se do të mbetet në ‘Camp Nou’, gjatë një interviste për ‘Goal.com’.


Shtuar 5.09.2020 07:56