Yjet në Met Gala 2017, kush shkëlqeu në tapetin e bardhë (FOTO LAJM)

Gigi Hadid
Me të famshëm të ftuar të cilët janë të kuruar nga "koka tek këmbët", Met Gala është padyshim një nga evenimentet më të veçantë.

Dhe edicioni i vitit 2017, sigurisht që nuk zhgënjeu, me një paradë të modeleve dhe vipave të veshur më bukur në tapetin e bardhë.

Motrat Gigi dhe mikeshat e tyre Kendall Jenner dhe Hailey Baldwin treguan përse janë në top-listën e çdo dizajnuesi dhe stilisti.

Ato u bënë të famshme nga prindërit e tyre të famshëm, por që atëherë ato janë ikona serioze të botës së modelingut.

Por pavarësisht nga konkurrenca e re, ishte e qartë se modelja Gisele Bundchen nuk ishte gati të largohej akoma.
Nëna 36-vjeçare e tregoi figurën e saj të përsosur në një fustan të hijshëm, i cili ngjitej pas linjave të saj perfekte.

Jennifer Lopez ishte me të dashurin e ri Alex Rodriguez me të cilin ndanë një puthje ndërsa bënë shfaqjen e parë zyrtare si çift.

Po ashtu ylli i popit Selena Gomez dhe i dashuri i saj The Weeknd u panë të përqafuar pasi arritën në festë.

Ata u lidhën vitin e kaluar, pavarësisht se The Weeknd ishte ish i dashuri i Bella Hadid (ish shoqe e Selenës).

Figura të tjera shkëlqyen këtë vit në Met Gala, ndër to ishte edhe shqiptarja Rita Ora e cila kishte veshur një fustan të kuq, dhe kishte vendosur një mbulesë në flokët e saj.

Po ashtu nuk zhgënjeu Kim Kardashian, motra e saj Kylie, motra e Beyonces e cila mungoi për shkak të shtatzanisë së saj, Solange Knowles. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2017, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori