Yezz me telefonin më të hollë në botë (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Yezz zbulon pajisjen e saj të parë Windows Phone në muajin qershor. Ajo është quajtur Billy 4.7, në nder të Bill Gates.
Kompania pretendon se ky telefon do të mbajë titullin si telefoni më i hollë në botë, dhe do të shfaqet për herë të parë në publik tek panairi IFA 2014 në Berlin.

Kompania ka njoftuar se telefoni Billy do të jetë 7.2 mm i hollë. Disa nga karakteristikat e telefonit Billy 4.7 janë:

* Procesori Qualcomm Snapdragon me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz ( në faqen ueb të kompanisë identifikohet si “Snapdragon S2″, dhe mendojmë të jetë Snapdragon 200).
* 1GB RAM
* 8GB hapësirë të brendshme (plus karta microSD deri në 128GB hapësirë)
* Ekran 4.7 inç HD IPS LCD me rezolucion 1280×720 pikselë, mbrojtur nga xhami Asahi Dragontrail.
* Kamera të pasme 8 megapikselë (jo 13.1 megapikselë siç pati deklaruar më parë Microsoft).
* Kamera ballore 2 megapikselë
* Dy vende për karta SIM

Shtuar më 02/09/2014, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori