Xhihani i “Fate të kryqëzuara” nuk u largua pa na thënë diçka në shqip (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme, aktori i njohur turk Erkan Petekkaya, i famshëm për rolin si Xhihani në serialin “Fate të kryqëzuara”, mbërriti në Prishtinë. Ai ishte i ftuar në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” të Linda Imamit, emision i cili nisi dje transmetimin.

Sapo mbërriti në Kosovë, fansat e filmuan aktorin në rrugët e Prishtinës teksa fliste në telefon dhe më pas kur përfundon telefonatën, futet në ambientin e një ndërtese.

Në profilin e tij në Instagram, aktori ka publikuar një pozë me bashkëshorten, ku i uron në shqip të gjithë shqiptarëve një ditë të mirë.

“Kosova. Kujtim. Ju dëshiroj ditë të mirë.”- shkruan Erkan krahas fotos, ndërsa në një tjetër postim në Instastory tregon se ka shëtitur rrugëve të qytetit, i shoqëruar nga Linda Imami.
Shtuar më 13/07/2019, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori