“E quajtën Infatinon “palaço”, Juve e pëson nga banderola e tifozëve

Juventusi është gjobitur me 2000 euro pasi tifozët e tyre mbanin një pankartë që fyente presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

52-vjeçari Infantino mori detyrën nga ish-presidenti Sepp Blatter në shkurt 2016, por ai nuk ka arritur të shkundë polemikat rreth organizatës, me shumë fansa që janë ende tepër të pakënaqur me udhëheqjen e tij. Pankarta që shkaktoi gjobën, megjithatë, u konsiderua për arsye më personale.

Juventusit iu gjobitën 2000 euro si rezultat i banderolës dhe thirrjeve, duke i ndëshkuar ata për veprimin e tifozëve.

Infantino nuk ka qenë një figurë e dashur në vitet e fundit, veçanërisht pasi e mbrojti Kupën e Botës 2022 që shkoi në Katar.


Shtuar 12.04.2022 21:35

Tags: ,