Xhihadisti i pret kokën koleges (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Një person nga Oklahoma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballet me akuzën e vrasjes pasi i preu kokën koleges së tij të enjten. Ende nuk është e qartë nëse sulmi erdhi për shkak të një tërbimi të momentit apo për shkak se ishte pushuar nga puna. Por ka spekulime se veprimi i tij ishte një akti xhihadi.

Sipas BBC, Alton Nolan mori thikën dhe vrau kolegen e tij në një fabrikë ushqimesh. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Moore.

Së fundmi thuhet se Nolan, i dënuar dikur për sulm ndaj një oficeri të policisë, kishte nisur të joshej nga ideologjia e militantëve islamikë.

Shtuar më 30/09/2014, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori