Xheni dhe Benardi gati për altar, vendosin të martohen pas dy vitesh të ndarë (FOTO LAJM)

Xheni Mhillaj dhe Benard Marashi do të jenë çfti që u njohën në “Big Brother” dhe që së shpejti do të ngjiten në altar. Vendimin për t’u martuar e kanë marrë me rikthimin te njëri-tjetri, pas dy vitesh që qëndruan të ndarë, një histori kjo e pazakontë.

Ish-banorja e “Big Brother”, Xheni Mhillaj, ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për shkak të raportit të shumëpërfolur me Benard Marashin, me të cilin u njoh brenda shtëpisë së famshme dhe më pas u prezantuan si çifti ideal, që ishin bërë për njëri-tjetrin.

E pas shumë spekulimesh, Xheni ka vendosur ta pranojë publikisht se vazhdon të jetë në një histori dashurie me Benardin.

“Do të doja ta ktheja kohën pas, të të kisha gjetur më herët dhe të të kisha dashur më shumë”, ka shkruar Mhillaj krah fotos përqafuar me Benardin, një foto që u konsiderua surprizë për fansat, të cilët e pyesnin vazhdimisht Xhenin nëse vazhdonte apo jo me Benardin.

Sipas burimeve pranë çiftit, Xheni tashmë e ka marrë një unazë fejese, ndërkohë që tashmë ka provuar edhe fustanet e nusërisë, për të parë se çfarë i përshtatet më shumë për ditën e dasmës.

Pas shumë keqkuptimeve, ata shfaqen shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, por ajo që poston foto çift në “Instagram” është vetëm Xheni. Sinjalet e para se janë ribashkuar u dhanë nga çifti vitin e kaluar, pas dy vitesh, që vetë Xheni i konsideroi “vuajtje”.

Çifti simpatik u nda pak muaj pas daljes nga “Big Brother”, ndërkohë që ishin pjesë e “Dance with me”, pra u njohën në ekran dhe u ndanë po në ekran. Edhe pse u përmendën disa arsye që i çuan në prishje të marrëdhënies, për mediat ata deklaruan se i kishin dhënë fund bashkëjetesës në Tiranë për shkak të disa mosmarrëveshjeve në çift.

Por natyrisht që më kokëforti në këtë ndarje ishte Benardi, i cili, pavarësisht tentativave të saj para një viti për t’u ribashkuar, i qëndroi vendimit të tij se kjo lidhje nuk funksiononte dhe pikë. Xheni bëri të pamundurën duke u rikthyer në Tiranë ku të kishte mundësi negocimi, por sipas miqve të përbashkët, jo vetëm që s’arriti gjë, por u kthye e refuzuar në Itali, ku jeton me familjen.

E këtë periudhë ajo vendosi t’i përkushtohej pamjes me trajtime dhe operacione plastike, duke ndryshuar mjaftueshëm për mirë, siç shihet në fotot e fundit që poston në “Instagram”.

Sipas komentuesve, me pamjen e re ia ka prishur mendjen edhe një herë Benardit, i cili në “Big Brother” ra në sy për trupin gjithë muskuj, ndërsa aktualisht punon si trajner personal.

Kështu, brenda dy vitesh vuajtje shpirtërore post-ndarje, që Xheni e ka pohuar edhe vetë, buzëqeshja rikthehet sërish në portretin e saj. Ish-banorja e “Big Brother” postoi në “Instagram”-in e saj një story vitin e kaluar, ku shfaqej në krahët e një djali, që sipas mediave është pikërisht Benardi.

Pas shumë këmbënguljeve, Xheni arrin t’ia mbushë mendjen Bernardit për të krijuar familje së bashku. Ata u ndanë në nëntor të 2017-ës, pasi sipas Xhenit nuk po funksiononte.

Po çfarë ndodhi që çifti i formatit “Big Brother” i dha fund historisë së dashurisë së tyre?

Bazuar nga statuset e vetë Xhenit, që ishin një lloj ditari shpirtëror për ditët e errëta që po kalonte, u fol se kontradiktat që çuan në ndarje të çiftit nisën kur Benardi zbuloi se nuk ishte mashkulli i parë në jetën e Xhenit.

Edhe pse ky fakt nuk u konfirmua asnjëherë nga vetë Benardi, ai nuk e mohoi as “xhelozinë” si ndjenjën që po shkatërronte marrëdhënien e tyre, pasi vetëm pak ditë më vonë i dhanë fund bashkëjetesës.

Gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother 9”, ata u shfaqën si dy karaktere krejt të ndryshme dhe që nuk po përshtateshin dot si çift.

Mirëpo, shumë shpejt, Benardi dhe Xheni ranë në dashuri si dy të kundërta që tërhiqeshin. Pas daljes nga shtëpia e vëzhguar nga kamerat, nisën të jetonin bashkë në Tiranë, bashkëjetesë që zgjati vetëm 6 muaj.

Pas rikthimit, ata po bashkëjetojnë sërish, ndërkohë që janë duke menduar për fitimet që mund të kenë si imazhe “Instagram”-i, pas famës që morën në “Big Brother”./Panoramaplus.al
Shtuar më 12/07/2020, ora 22:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori