Ndahet nga jeta ylli i “Doctor Who”, në moshën 93-vjeçare

Aktori i Doctor Who dhe Wombles, Bernard Cribbins ka vdekur në moshën 93-vjeçare, ka konfirmuar agjenti i tij.

Gjatë një karriere që zgjati 7dekada, Cribbins rrwfeu programin e fëmijëve të viteve 1970 ,The Wombles. Ai gjithashtu luajti shokun e doktorit Tom Campbell në filmin e vitit 1966 Daleks’ Invasion Earth 2150 AD duke u kthyer 41 vjet më vonë në serialin televiziv të ringjallur.

Aktori ishte i njohur nga brezat e fëmijëve, ai gjithashtu luajti portierin e stacionit Albert Perks në filmin e vitit 1970 The Railway Children./albeu.com