Bayern Munich mban një pjesë të kartonit, sulmuesi i kombëtares shqiptare kalon në Serie A

Sulmuesi i kombëtares shqiptare U-21, Marvin Çuni do jetë për tre sezone pjesë e Frosinones në Serie A. 21-vjeçari ka lënë skuadrën e dytë të Bayern Munich dhe për 500 mijë euro do kalojë në Serie A.

I lindur në vitin 2001, Cuni mbërriti në Itali gjatë mëngjesit dhe filloi testet mjekësore, sipas Sky Sport. Pasi të përfundojë procesi, Cuni do të nënshkruajë kontratën e tij të re, me ekipin e sapongjitur në Serie A. Për Çunin, i lindur në Gjermani, por me kombësi shqiptare, është gati një kontratë tre vjeçare.

Veç shumës së arkëtuar, Bayern Munich ia ka dalë të mbajë edhe një pjesë të kartonit për shqiptarin. Çuni luan në qendër të sulmit dhe ka zhvilluar gjashtë ndeshje për Kombëtaren U-19, teksa i grumbulluar nga U-21 nuk ka mundur të aktivizohet.


Shtuar 5.07.2023 11:52