Përballja “luftarake” Bayern-Barça, tifozi me qeleshe në kokë merr gjithë vëmendjen e “Allianz Arena” (VIDEO)

Përballja Bayern Munich dhe Barcelona në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League ishte një nga sfidat më të luftuara.

Kjo përballje përfundoi në favorin e gjermanëve me shifrat 2-0, por një detaj interesant është vënë re në shkallët e stadiumit “Allianz Arena”.

Në minutat e fundit të takimit kamerat kryesore kanë fokusuar tifozët, teksa njëri prej tyre ishte shqiptar, pasi mbante në kokë një qeleshe.

Videoja e këtij momenti është shpërndarë në rrjetet sociale, teksa është përlqyer nga publiku.

@deinzemer_07ks Ehrenmann ??? #foryou #fpryoupage #fürdich #fürdichpage #fy #?? ♬ Më e mira – &lt3