"Xheloze për Mimozën", e dashura e Seldit i përgjigjet njëherë e mirë ndjekësve (FOTO&VIDEO)

Pak kohë më parë, këngëtari i njohur Seldi Qalliu bëri publike lidhjen e tij të re. Vajza quhet Sindi, është 22 vjeç dhe punon si modele.

Së fundmi, Sindi ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, ku një prej tyre nuk ia ka kursyer një pyetje rreth Mimoza Shkodrës. "Bëhesh xheloze për Seldin, mendon se ka punë prapë me Mimoza Shkodrën?", i ka shkruar dikush.

Ajo është shprehur se nuk bëhet xheloze, pasi Mimoza është e kaluara e tij.

“E kisha një ndjenjë që do kishte pyetje të tillë. Jo nuk bëhem xheloze sepse është diçka që i përket të kaluarës së tij”, është përgjigjur Sindi.

Shtuar më 20/11/2020, ora 09:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori