Xhandarët e Lleshit dhe policia private e Safet Gjicit rrahin studentët e UT (FOTO & VIDEO)

Pëlqej
Ka qenë e paprecedent ajo që ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në fakultetin e Drejtësisë dhe atë te Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, ku ata që duhej t'i mbronin, policia e shtetit dhe ajo private pra, i kanë rrahur studentët.

Pamjet e publikuara në media tregojnë momentet e dhunimit të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë nga efektivë të Policisë së Shtetit si edhe policia private "Eurogjici Security".

Studentët janë rrahur, kapur prej fyti dhe shtyrë dhunshën në korridorët e fakulteteve.

E gjithë kjo është fiksuar në video dhe foto nga studentët.

Të vetëdijshëm se po kryejnë një shkelje, shumë prej policëve privatë të "Eurigjicit" kanë hequr stemat e tyre nga uniforma, megjithatë ata janë fiksuar në disa imazhe duke konfirmuar kështu se kandidati për deputet i PS Safet Gjici vihet në shërbim të Ramës përmes policisë së tij private. /albeu.com/


Shtuar më 11/01/2019, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori