Pas dasmës së ministrit Veliaj ku bëri shumë bujë, një tjetër ceremoni do të realizohet në datën 1
tetor. Bëhet fjalë për çiftin Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, për të cilën lidhja e tyre u bë publike në dasmën e Veliajt.
Dasma e VIP-ave është kthyer në trend këtë vit, ndërsa përpos datës janë zbuluar edhe
ftesat. Lajmi për martesën e tyre u bë i ditur gjatë ditës së sotme, veçanërisht gjatë seancës parlamentare, ku Xhaçka dhe Gaçi në një moment kanë ndarë
ftesat e dasmës së tyre, e cila do të zhvillohet në një restorant në periferi të kryeqytetit.
Në foton në fjalë shihet mjaft qartë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili sapo ka marrë një ftesë dasme nga çifti. Xhaçka është deputete në qarkun e Korçës, ndërsa Gaçi në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014,
ora 16:42