Ylli i Atalantës “preja” e radhës, hajdutët i plaçkisin shtëpinë gjatë ndeshjes me Villarreal

Luis Muriel është futbollisti i radhës në Itali të cilit hajdutët i janë futur në shtëpi. Pak kohë më parë e pësoi Arturo Vidal i Interit.

Për yllin e Atalantës dhimbja ka qenë e dyfishtë, pasi mbrëmë pësoi edhe një humbje në fushë në Champions League dhe u eliminua.

Në shtëpinë e Muriel mungonte një orë luksoze dhe sende të tjera me vlerë. Kolumbiani ka lajmëruar policinë, që ka nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur.


Shtuar 10.12.2021 14:20