E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Albana Osmani largohet nga Top Channel, shkaqet (FOTO LAJM)

Albana Osmani është një ndër emrat që është shfaqur në ekranin e Top Channel që në themelim të këtij televizioni.

Sot pas 15 vitesh në këtë televizion, duket se Osmani ka pakënaqësi të cilat e kanë detyruar bukuroshen të shkëputet nga ekrani ku nisi karrierën si moderatore.

Prive” shkruan se moderatorja është larguar përfundimisht nga Top Channel dhe shkak është bërë mungesa e përfshirjes së Albanit në programet e këtij televizioni.

“Po, Albana është detyruar të largohet pas pakënaqësive të shumta. Përkundër faktit se është një prej ikonave të TOP-it, që prej verës së vitit të kaluar, ajo kishte ngelur pa asnjë program për ta prezantuar ndërsa ka prezantuese të reja që po i udhëheqin 2-3 formate paralelisht. Tashmë nga televizioni nuk përkrahet as fushata ‘Ti je një luledielli’ dhe i kanë hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi” – tha një burim.
Shtuar më 09/07/2019, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori