Wollfarth rafting në kanionet e Osumit (FOTO-LAJM)

Një nga eksperiencat më të bukura e ka cilësuar ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen wolfarth, vizitën e tij në kanionin e famshëm në Osum. Sipas ambasadorit, gjatë aventurës rafting mund të shijosh edhe pamjen përrallore të tetë ujëvarave, të cilat bien nga një lartësi mbi 100 m dhe mund të prekësh shpatet e Kanionit 3 milion vjeçar me të dyja duart.

“Ishte fantastike kjo eksperiencë në kanionet e Osumit. Një nga udhëtimet më të bukura që të sjell rasti të bësh. Cfarë nuk kishtë ujëvara, kulla të natyrës, nuk kishe ku ta çoje kokën më përpara. Gjatë aventurës rafting mund të shijosh edhe pamjen përrallore të tetë ujëvarave, të cilat bien nga një lartësi mbi 100 m dhe mund të prekësh shpatet e Kanionit 3 milion vjeçar me të dyja duart. Gjithashtu kënaqësi më vete ishte shoqëria dhe përkujdesi që na fali guida profesionale e rafting. Të gjithë duhet të përhapim fjalën për promovimin e këtyre bukurive natyrore. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të mbrohet natyra dhe këto monumente natyre”, ka thënë Wollfarth. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2013, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori