WhatsApp nuk ndalet, nxjerr "Sticker" të rinj për koronavirusin (FOTO LAJM)

WhatsApp ka lancuar ‘sticker’ të rinj me fokus tek karantina. Gjithsej janë 21 të tilla që u krijuan në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetit.

Duhet të rinovoni aplikacionin për të hyrë në paketën e re të ‘sticker’: "Së bashku në shtëpi".

Ato përmbajnë vizatime që shërbejnë si kujtesë për të larë duart, për të kontrolluardashurit dhe zbatimin e rregullave të distancës sociale.

"Shpresojmë që njerëzit të shijojnë përdorimin e këtyre sticker-ve për të kontrolluardashurit, veçanërisht ato që ndihen të izoluar, të vetëm dhe të frikësuar,"- tha WhatsApp.

WhatsApp ka bërë një sërë ndryshimesh javët e fundit për të ndihmuar në trajtimin e krizës së koronavirusit. Dje ai ndryshoi kufirin e personave në një thirrje nga 4 në 8.
Shtuar më 23/04/2020, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori