Gjukanoviç në “fije të perit”, Rama u drejtohet malazezëve serbisht

Lideri historik malazez, Milo Gjukanoviç rrezikon të humbasë zgjedhjet e 30 gushtit dhe në pushtet mund të vijnë partitë malazeze që janë pro Serbisë.

Kundër tij, është edhe Kisha Ortodokse Serbe, e cila mbështet në një farë mënyrë partite opozitare atje. Në kushtet e krijuara, orientimi i votës së shqiptarëve në Malin e Zi mbart një rëndësi të veçantë për përcaktimin e fituesit në 30 gusht, shkruan abcnews.al.

Nisur nga kjo, kryeministri Rama e ka parë të arsyeshme që t’i drejtohet popullit malazes dhe atij shqiptar në Malin e Zi duke i kërkuar që të mbështesin Milo Gjukanoviçin në zgjedhjet e 30 gushtit.

Një videon e publikuar nga mediat serbe, Rama i është drejtuar votuesve në anglisht, por edhe në serbisht duke theksuar se një votë kundër Gjukanoviçit mund ta çonte Malin e Zi pas në kohë.

Mesazhi i plotë i Ramës
Mirëdita miq. (në shqip) Përshëndetje nga Tirana, dragi prijateli (miq të dashur).

Unë nuk do ta bëj këtë, nëse unë nuk do të ndjeja thellë dhe sinqerisht lidhjen e veçantë mes dy vendeve tona, dy vendeve vëllazërore, për dy parti motra, dhe më lejoni të them midis meje dhe Milo Gjukanoviçit.

Jo vetëm për këtë, por edhe për rëndësinë shumë të madhe për Shqipërinë dhe gjithë rajonin, vendimi që vëllezërit dhe motrat tona malazeze duhet të marrin në ditët e ardhshëm, e bën adresimin tim ndaj jush një domosdoshmëri.

Do të doja të mundesha ta bëja në të njëjtën gjuhë, por për fat të keq, mund të them vetëm pak fjalë si: Të vendosur për Malin e Zi” ose Faleminderit që ekziston i dashur Milo”.

Po faleminderit Milo që ekziston, jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët në Malin e Zi, në Kosovë, kudo në rajon dhe gjithashtu për rajonin tonë si një i tërë. Nuk më takon mua të gjykoj atë që ju nuk keni bërë ende për Malin e Zi, ua lë (gjykimin) popullit tuaj.

Por ajo që mund tu them atyre është se pa dyshim, ajo që Milo Gjukanovic ka bërë për Malin e Zi dhe për këtë rajon gjithashtu, duhet ta bëjë krenar cdo qytetar malazez dhe ti bëjë të gjithë prindërit malazezë të ndjehen të sigurtë për fëmijët e tyre dhe fëmijët e fëmijëve të tyre.

Nuk e di cfarë do të ishte Mali i Zi sot pa njeriun që udhëhoqi vendin tuaj të bukur në rrugën e pavarësisë dhe drejt vendit shumë të mirë që Mali i Zi është sot në jetën e Evropës.

Por ajo që të gjithë e dimë është se sot Mali i Zi është i pakrahasueshëm me vendin e vogël, të varfër dhe të dobët që ishte kur filloi udhëtimi i gjatë drejt një të ardhme më të mirë nën drejtimin vizionar dhe të mprehtë të Milos.

Është e mrekullueshme sesa bëri dhe sa shumë ndryshoi vendi, duke u bërë më i fortë dhe më i mirë dhe gjithnjë e më i respektuar në gjithë botën, pas cdo palë zgjedhjesh.

Unë e di që populli i Malit të Zi, ashtu si populli i Shqipërisë, ashtu si cdo popull në rajon dhe përtej, po kërkojnë më shumë dhe më mirë. Kjo është normale.

Sa më i mirë bëhet vendi, aq më shumë rritet niveli i ambicjeve ndërkohë që niveli i durimit ulet.

Por mos bëni gabim, rreziku i të shkuarit pas është gjithmonë atje, pas qoshes, ndërkohë që vendos për të shtyrë përpara më shpejt.

Dhe prandaj këto zgjedhjeve janë vendimtare për Malin e Zi sepse pa dyshim, cdo votë që mund të shkojë për të shtyrë përpara më shpejt, kundër Milo Gjukanovic, mund të shtyjë vendin mbrapsht dhe shpejt.

Nuk ka asnjëeri tjetër sot që mund ta shpëtojë të ardhmen e Malit të Zi sesa njeriu që e shpëtoi atë shumë herë në të kaluarën dhe partia që punoi kaq fort për të arritur kaq shumë deri tani në qeverisjen e Crna Gora (Malit të Zi).

Dhe nuk ka kohë për eksperimente që mund të sjellin pasiguri dhe keqardhje. Është vërtetë “Odlucno za Crnu Goru”, (vendimtare për Malin e Zi), të qëndrojnë fort në mbështetje të Milo Gjukanovic, më 30 gusht, dhe të vazhdojë punën e mrekullueshme që e ka bërë Malin e Zi një yll ndricues të rajonit tonë, një model për të gjithë ne, një anëtar krenar i familjes euro-atlantike dhe një vend shumë më i mirë për popullin e tij.

Paci fat miq dhe ju lutem fitoni. Fitoni za Crnu Goru (për Malin e Zi) I za sve nas (dhe për të gjithë ne). (Në shqip): Zoti qoftë gjithmonë me ju dhe bekoftë Malin e Zi në cdo hap!


Shtuar 26.08.2020 11:01