VV: RTK-ja, televizioni i kunatave dhe vëllezërve të zyrtarëve të PDK-së (FOTO LAJM)

Pëlqej
Lëvizja Vetëvendosje përmes një aksioni simbolik ka kritikuar ashpër RTK-në, duke thënë se televizioni kombëtar është "kapur" nga partia e Thaçit, PDK-ja.

"PDK-ja e ka marrë nën kontroll të plotë RTK-në dhe vija redaksionale e televizionit publik është sipas partisë së Thaçit. Kapja e televizionit ëhstë bërë përmes punësimeve partiake, pasi në RTK punojnë vëllezërit, motrat, kushërinjtë dhe të afërm të Hashim Thaçit, Vlora Çitakut, Bekim Haxhiut, Azem Sylës etj', ka thënë një aktivist.

Aktivistët e Vetëvendosjes kanë publikuar edhe fakte përmes parrullave, ku të punësuar në RTK janë njerëz të afërm të partisë në pushtet. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori