Vuçiç krekoset me armët e Putinit dhe kërcënon Ballkanin (FOTO LAJM)

Shteti i Serbisë, ka organizuar sot një paradë ushtarake në Nish, ku janë ekspozuar armatime të ndryshme, disa prej të cilave i kanë ardhur edhe nga Serbia.

Në këtë paradë po marrin pjesë rreth 4000 ushtarë , ndërsa po ekspozohen rreth 300 automjete luftarake, rreth 40 aeroplanë, tankse, dhe artileri e shumë e armëve, shkruan ‘blic’, transmeton Gazeta Express.

E në këtë paradë është duke marrë pjesë edhe presidneti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i përcjellur nga dy vartësit e tij, Aleksander Vulin dhe Nebojsha Stefanoviq.

Kjo paradë ka filluar në orën 11 dhe janë duke marrë pjesë edhe zyrtarë të shumtë të shtetit serb.

Në një studim të fundit të publikuar, ishte konstatuar se Serbia ka investuar në ushtri, më shumë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimorë.

Sipas asaj analize, diku mbi 700 milionë dollarë amerikan Serbia ka shpenzuar për blerjen e tyre.
Shtuar më 10/05/2019, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori