Kryeministri polak kundër Euros: Në Kroaci po shkakton kaos

Kryeministri i Polonisë u shpreh kundër adoptimit të monedhës së përbashkët të Bashkimit Europian në vendin e tij në një të ardhme të afërt.

Ai përdori si argument Kroacinë. Mateusz Morawiecki u shpreh se miratimi i euros në Kroaci shkaktoi “kaos” dhe një rritje të kostos së jetesës.

Kryeministri shtoi se zëvendësimi i monedhës kombëtare të Polonisë, zloty, me euron do të rriste inflacionin që tashmë është mbi 17% dhe koston e jetesës për polakët.

Morawiecki tha se Kroacia anëtare e BE-së, e cila kaloi në euro më 1 janar, ishte duke parë “kaos” dhe çmime që po arrijnë nivele “të tepruara”.

“Ky kaos në çmimet në Kroaci duhet të shërbejë si një paralajmërim për ne,” tha Morawiecki në një konferencë shtypi.

Ai tha se nivelet e të ardhurave në Poloni duhet t’i afrohen mesatares së BE-së përpara se vendi të fillojë të mendojë për adoptimin e euros. Të ardhurat mesatare mujore në vend janë aktualisht më pak se gjysma e mesatares së BE-së.Kryeministri i Polonisë u shpreh kundër adoptimit të monedhës së përbashkët të Bashkimit Europian në vendin e tij në një të ardhme të afërt.

Ai përdori si argument Kroacinë. Mateusz Morawiecki u shpreh se miratimi i euros në Kroaci shkaktoi “kaos” dhe një rritje të kostos së jetesës.

Kryeministri shtoi se zëvendësimi i monedhës kombëtare të Polonisë, zloty, me euron do të rriste inflacionin që tashmë është mbi 17% dhe koston e jetesës për polakët.

Morawiecki tha se Kroacia anëtare e BE-së, e cila kaloi në euro më 1 janar, ishte duke parë “kaos” dhe çmime që po arrijnë nivele “të tepruara”.

“Ky kaos në çmimet në Kroaci duhet të shërbejë si një paralajmërim për ne,” tha Morawiecki në një konferencë shtypi.

Ai tha se nivelet e të ardhurave në Poloni duhet t’i afrohen mesatares së BE-së përpara se vendi të fillojë të mendojë për adoptimin e euros. Të ardhurat mesatare mujore në vend janë aktualisht më pak se gjysma e mesatares së BE-së./express/


Shtuar 11.01.2023 12:25