Verdiktet e para të Superiores: Flamurtari bie pas 14 sezonesh, e shoqëron Luftëtari

Skënderbeu mposhti Flamurtarin në Vlorë me rezultatin 0-1 me golin e Gripshit. Një humbje që i kushton shumë vlonjatëve, pasi dhe matematikisht janë të rënë dhe do të luajnë në Kategorinë e Parë sezonine ardhshëm. Vlonjatët kanë 11 pikë nga 28 javë, ndërsa vendi i tetë ka 38 pikë dhe me 8 javë kampionat nuk ka asnjë shans të shpëtojë.

Luftëtari është skuadra tjetër që bie dhe matematikisht nga Superiorja. Luftëtari ka 14 pikë, ndërsa Vllaznia e Flamurtari janë 24 pikë para, prandaj dhe rënia e gjirokastritëve është e sigurtë. Ekipi bluzi bie në Kategorinë e Parë pas 4 sezonesh, pasi në vitin 2015-16 luajtën për herë të fundit në Kategorinë e Parë.

Flamurtari bie pas 14 sezonesh, pasi hera e fundit që luanin në Kategorinë e Parë ishte sezonin 2003-04. Një ngjarje shumë e rëndë për futbollin në Vlorë që përpëlitet prej disa sezonesh në pozita shumë të vështira.

/TeleSport/


Shtuar 7.06.2020 19:50