Vret gjashtë persona për shkak të impotencës (FOTO-LAJM)

30-vjeçari Dmitri Vinogradov, i etiketuar si Breivik rus, pranoi akuzat për vrasjen e gjashtë personave në një kompani farmaceutike në Moskë, në muajin nëntor. Pasi mori peng punonjësit, ai i akuzoi ata se kishin bindur 27-vjeçaren Anna Kaznikova që t’i jepte fund marrëdhënies së tyre dhe nisi të ekzekutonte secilin një nga një në syrin e të dashurës, që vazhdimisht i përgjërohej të ndalonte.

Një video e cila filmoi të gjithë ngjarjen, tregoi më pas se si Anna mundi të shpëtonte nga duart e të dashurit të çekuilibruar në një moment, duke shpëtuar jetën e saj pas një vrapimi të gjatë dhe shmangiesh spektakolare nga fushëpamja e armës, në korridoret e firmës ku ndodhi masakra.

Vrasësi i gjashtë kolegëve të të fejuarës në Rusi zbuloi se kreu krimin për t’i treguar maskinilitetin e tij partneres, pasi kishte pasur probleme me impotencën. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori