Vrau vjehrrën e iu drejtua hoxhës: Allah, më fal që e vrava! (FOTO LAJM)

Pëlqej
Janë zbardhur detajet e fundit nga krimi makabër në Kamzë ku nusja, vetëm 21-vjeç vrau vjehrrën dhe fshehu krimin për një vit.

Marjana Cmeta helmoi vjehrrën e saj duke i hedhur fotoksinë në ushqim dhe krimin e rëndë e rrëfeu tek Hoxha Hysën Shehu.

Ajo pranoi se ka qene ajo qe ka vrarë të vjehrrën dhe kërkonte faljen e mëkateve nga Allahu.

Këtë rrëfim hoxha e regjistroi dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshort i viktimës dhe një të afërm.

Këto të fundit vendosën të mos e tregonin krimin e rëndë. Policia ka vënë në pranga, hoxhën, bashkëshortin e viktimës të afërmin për moskallëzim krimi.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës, thanë burime zyrtare nga Policia. /albeu.com/

Shtuar më 14/03/2018, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori